Me 63 vota për 7 abstenime është aprovuar rezoluta e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me lehtësimin e procedurave për diasporën.
Kjo rezolutë parasheh heqjen e procedurave të rregullta për periudhën nga data 15 korrik deri më 15 shtator 2018.
Zbatimi i kësaj rezolute pritet të lehtësojë dukshëm qarkullimin e bashkatdhetarëve dhe do t’i japë fund pështjellimeve procedurale nëpër pikat kufitare.