Hiqet nga rendi i ditës rezoluta për korrigjimin e kufirit, po punohet për harmonizim

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 12:11 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është hequr nga rendi i ditës, votimi i rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve në dialogun Kosovë-Serbi.

Ngase Grupet Parlamentar janë pajtuar për harmonizimin e qëndrimeve, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i kuvendit, Kadri Veseli në fillim të seancës. Ai tha qe në mbledhjen e kryesisë janë pajtuar që  rezoluta ta harmonizohet.

Dy subjektet politike opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë braktisur sallën e Kuvendit.

Këto dy parti kanë njoftuar edhe më parë që nuk do të rrinë në seancë deri sa të vjen koha për të votuar mbi rezolutën.

Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të tërhiqet Rezoluta nga rendi i ditës në seancën e sotme. Kjo tërheqje, siç thuhet, është bërë për t’i lënë mundësi konsensusit mes partive politike parlamentare.

Që nga muaji maj i këtij viti, LDK kishte refuzuar që të bashkëpunoj me partitë e koalicionit qeverisës për temën e dialogut, edhe pse kreu i Kuvendit dhe i PDK-së Kadri Veseli disa herë u kishte bërë thirrje për konsensus.

Pas disa muajsh bllokade në Kuvend për këtë çështje, tani deputetët e LDK-së janë tërhequr nga propozimi i tyre për rezolutë të njëanshme dhe kanë shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit për të arritur konsensus.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/188039162075010/

Pikat tjera të rendit janë:

  1. Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
  2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
  3. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
  4. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Referendum,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private,
  2. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
  7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e kompensimit për një (1) anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy (2) anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona,
  8. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
  10. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
  11. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
  12. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
  13. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
  14. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
  15. Kërkesa e GP të PSD për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
  16. Kërkesa e GP të PSD për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
  17. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  18. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
  19. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  20. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
  21. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  23. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,

Të ngjashme