Kosova dhe Rusia si dy vende nuk kanë marrëdhënie të mira mes vete.
Por, kjo nuk i ka penguar dy njerëz të dyja vendeve të lidhin kurorë.
Një histori e tillë dhe interesante ka ndodhur mes Elinës dhe Yllzonit.
Çifti në fjalë ka folur për emisionin e mëngjesit në Abcnews për vështirësitë që kanë kaluar për të qenë bashkë.
Kosovari dhe rusja u njohën në Gjermani në moshën 18-vjeçare.
Në fillim prindërit e kësaj të fundit ishin kundër kësaj lidhje.
“Isha vetëm 18 vjeç, isha ulur në klasë dhe më pas erdhi Yllzoni, hyri kishte një xhaketë të kolegjit dhe ishte vërtet dashuri me shikim të parë. I thashë miqve të mi, unë e dua atë djalë. Filluam të dalim, isha shumë skeptike në fillim”.
Nga ana tjetër, Yllzoni tregoi se prindërit e tij e kishin mirëpritur që në fillim dashurinë e tij me vajzën nga Rusia.
“Ne u takuam në vitin 2011. Në fillim i thashë nënës time. Babai ishte kundër kësaj lidhjeje sepse jemi nga kultura dhe besime të ndryshme.Ishte një jo e prerë midis shqiptarëve dhe rusëve. Por dolëm së bashku, i kërkova babait që ta takojë se është një djalë shumë i mirë. E takoi dhe në fillim tha se unë të ndaloj që të martohesh me të. Ndërkohë 10 vite më vonë, e shikon si djalin e vet:, tha Elina.