Historia tragjike përsëritet, pilotja e avionit që u rrëzua vdiq në të njëjtën mënyrë si bashkëshorti i saj

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Anju Khatiwada, ndihmës-pilotja e fluturimi të Yeti Airlines që u rrëzua të dielën në Nepal, ishte e martuar me një pilot me të njëjtën linjë ajrore dhe i cili vdiq në një aksident avioni 16 vjet më parë, raportoi Reuters.

Përplasja e së dielës ishte më vdekjeprurësja në tre dekada atje, duke lënë 68 të vdekur. Aeroplani u rrëzua pranë aeroportit Pokhara, sipas Reuters dhe në të ndodheshin 72 persona.

Dyshohet se Khatiwada ka vdekur, por trupi i saj nuk është identifikuar, tha zëdhënësi i Yeti Airlines, Sudarshan Bartaula për Reuters.

Trupi i kapitenit të fluturimit, Kamal KC, është identifikuar, sipas agjencisë së lajmeve.

Zëdhënësi konfirmoi për Reuters se burri i Khatiwada, Dipak Pokhrel, vdiq në vitin 2006 kur një aeroplan pasagjerësh Yeti Airlines u rrëzua në Jumla.

“Ajo kryu shkollën e aviacionit me paratë që mori nga sigurimi pas vdekjes së burrit të saj,” tha Bartaula për Reuters.

Khatiwada iu bashkua linjës ajrore në vitin 2010, katër vjet pasi burri i saj vdiq kur avioni me të cilin po fluturonte u rrëzua pak para uljes, sipas Reuters.

Përpara rrëzimit të së dielës, 273 njerëz kishin humbur jetën në përplasjet ajrore në vend që nga viti 2000, sipas një raporti të Reuters.

Të ngjashme