Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të publikojë marrëveshjen e arritur më 9 nëntor, në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i kësaj Shkodran Imeraj, tha se mospublikimi i kësaj marrëveshje lë të nënkuptohet se ajo është në dëm të banorëve e në favor të Manastirit të Deçanit.
“Ne mendojmë se marrëveshja duhet të publikohet dhe qytetarë të dinë të vërtetën dhe ne mendojmë se kjo është implementim e një memorandumi gjerman”.
“…marrëveshja nuk është asgjë veç se implementim, e kundërshtojmë këtë marrëveshje sepse po mbahet e fshehtë”.
Ai ka thënë se kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, vetëm e ka nënshkruar marrëveshjen pasi që të gjitha i ka kryer kryeministri Hoti.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministrit Avdullah Hoti tha se me mbështetjen e komandantit të KFOR-it, gjeneral Michele Risi, u arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve, të cilat kalojnë nëpër Zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.