Lidhja e Historianeve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i ka dërguar një letër Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Nga Lidhja e Historianëve të Kosovës kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të njohin zyrtarisht edhe gjenocidin e kryer nga shteti serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
“Përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë njohur zyrtarisht gjenocidin e kryer nga Perandoria Osmane në Armeni në vitin 1915, atëherë ne kërkojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të njohin zyrtarisht edhe gjenocidin e kryer nga shteti serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999”, thuhetnë kërkesën drejtuar Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Me poshtë po sjellim letrën:
“Fillimisht me lejoni të ju shpreh mirënjohjet dhe konsideratat e veçanta në emrin tim, në emër të kryesisë dhe kuvendit të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Antony Blinken dhe për misionin e Fhilip Kosnett si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.
Miqësia shekullor shqiptaro-amerikane, është miqësi e sinqertë, e ndërtuar mbi bazën e mirëkuptimit dhe besimit të sinqertë dhe kjo miqësi gjatë gjithë historisë sonë, ka shërbyer si shembull edhe për vendet e tjera në botë.
Shqiptarët, përjetësisht i janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit mik i cili në momentet me të rëndësishmet të historisë sonë, i ka dal në ndihmë popullit shqiptar.
Këtu kujtojmë vendimin e Presidenti Ëillson, i cili në Konferencën e Paqes në Versaje (1919) nuk lejoj copëtimin e shtetit të pavarur shqiptar, shtet ky që kishte shpallur pavarësinë me 28 nëntor 1912.
Duhet vlerësuar rolin e Presidentit Trumani, i cili beri përpjektë për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës. Mandej, vlerësohet dhe çmohet roli dhe kontributi i Presidentit Bush i vjetër, i cili i vuri piken e kuqi Kosovës për shtetin serb. Shqiptarët nuk e harrojnë, por e nderojnë dhe e çmojnë shumë rolin dhe kontributin e Presidentit Clinton, i cili udhëhoqi fushatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve aleate të NATO-së për çlirimin e Kosovës nga pushtimi dhe robëria serbe, duke larguar pas gati njëqind (100) viteve pushtimin dhe pushtetin e Serbisë nga Kosova. Presidenti Bush i ri, me 18 shkurt 2008, njohu zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin çdo here në krahun e popullit shqiptar, sepse në ndajmë vlerat dhe parimet e lirisë dhe të demokracisë.
Miqësia e jonë, duhet dhe do të jetë e përhershme.