Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” iu ka bërë thirrje ligjvënësve që të mos e votojnë marrëveshjen aktuale për Demarkacionin me Republikën e Malit të Zi.
Në një komunikatë për media, ata e kanë cilësuar kryeministrin Mustafa tradhtar dhe mbeturinë të regjimit të Millosheviqit.
“Kryeministri aktual është krye komunisti dhe politikani kosovare, i cili e përkrahu edhe suprimimin e Autonomisë se Kosovës me 1989 dhe pranoi të punoi nën drejtimin e politikës serbe. Si i tille Isa Mustafa nuk është gjë tjetër vetëm mbeturinë e regjimit të krye kriminelit Sllobodan Millosheviq”, thuhet në komunikatë.
Ata kanë bërë thirrje edhe për shkarkimin e Murat Mehës nga detyra e kryetarit të Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Edhe një herë e ftojmë faktorin vendor, pozitën dhe opozitën që të ulën dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët sepse me pozicione aq të kundërta kur është në pyetje kauza kombëtare nuk shkohet dhe nuk bën të shkohet. Edhe dje u dëshmua në tryezën për demarkacion se ka fakte të mjaftueshme se Kosova po humbë territori. Ne ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës së në çdo rrethanë të votimit të kësaj marrëveshje të organizohen demonstrata e protesta deri në rënien e regjimit komunist të Isa Mustafës”, thuhet në njoftim