Populli shqiptar gjatë luftës së dytë botërore, kishte tri alternativa, ta mbante pozicionin e neutralitetit, të rreshtohej krah formacioneve nazi-fashiste dhe të rreshtohej në bllokun anti-fashist, ashtu siç e mori qëndirmin më të drejt në historinë tonë kombëtare, ka thënë historiani Agim Zogaj.
“29 nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashzmi”.
Zogaj thotë se edhe sot e kësaj ditë ka diskutime nëse dita e çlirimit është 28 nëntori apo 29 nëntori.
Por që jep faktet se përfundimisht kjo ditë është 29 nëntori.
“Historia është shkencë historike dhe jo ideologjike dhe nuk lejon shtrembërim të fakteve”.
“Zhvillimet qendrore që argumentohet 29 nëntori është se me 28 nëntor 1944 Shkodra ende nuk ishte e çliruar dhe thuhej se atje ende po vazhdonte lufta”.
“Në këtë kontekst, në ora 04:00 të mëngjesit të 29 nëntorit forcat nazi-fashiste largohen nga Shkodra”.
Zogaj pohon se me 28 nëntor të këtij viti sekretari amerikan, i dërgoi telegram urimi udhëheqjes nacional çlirimtare të Shqipërisë, ku në fjalinë e fundit shkruan” Sot 30 vjet më parë, Shqipëria shpalli pavarësinë dhe sot po luftohet për çlirimin e plotë të saj”.
“28 nëntori është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, kurse 29 nëntori është Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashzmi dhe jane dy ngjarje të ndara historike”, përfundon Zogaj. (KlanKosova)