Angelina Jolie ka shokuar botën e shouwbizz-it, pas kërkesës së saj për t’u shkurorëzuar nga bashkëshorti Brad Pitt.
Dy aktorët e njohur thuhet se jetojnë të ndarë prej dy vitesh dhe vetëm dje u mor vesh se ata po ndahen, pas kërkesës së Jolies për shkurorëzim.
Aktorja 41-vjeçare thotë se ka dallime të papajtueshme me Pitt, ndaj dhe kërkon shkurorëzim.
Jolie, e cila thotë se ka fjetur vetëm me 4 meshkuj në jetën e saj, 3 prej të cilëve i ka pasur bashkëshortë, ka një jetë të trazuar dhe të çuditshme seksuale.
Në një intervistë në vitin 2007, ajo ka deklaruar se ka qenë një fëmijë me prirje shumë seksuale dhe luante me puthje me djemtë.
Jolie ka rrëfyer se e ka humbur virgjërinë kur ka qenë vetëm 14 vjeç, me lejen e nënës së saj.
“Pa marrëdhënieve seksuale me të dashurin tim, emocionet nuk ishin shumë të mjaftueshme.
Për këtë arsye ne luanim me thika dhe gjakosshim kur bënim seks”, rrëfente Jolie në vitin 2013 për Cosmopolitan.
Në moshën 20-vjeçare ajo i hyn drogë dhe përdoret kokainë, ekstazi dhe LSD.
Në periudhën e saj të errët, ajo njihet me bashkëshortin e saj të parë, Jonny Lee Miller, me të cilin u martua.
Por, ndërsa ishte e martuar, ajo pati një marrëdhënie lesbike me aktoren Jenny Shimizu.
“Unë do të isha martuar me të, nëse nuk do të isha bashkëshortja e Miller”, ka rrëfyer ajo.
Më pas, për shkak të kësaj marrëdhënie ajo u nda nga bashkëshorti.
Ajo shokoi botën një vit më pas, pasi u fotografua duke u puthur në buzë me të vëllanë. Puthje që u përsërit edhe më vonë.
Në vitin 2000, kur ajo u nderua me çmimin Oscar, ajo e hapi fjalimin me fjalët “unë jam kaq e dashuruar me vëllanë tim”.
Atë muaj ajo filloi të shoqërohej me aktorin Billy Bob Thornton, dhe dy muaj më vonë ata u martuan në Las Vegas.
Por, pas një historie të trazuar, ata u shkurorëzuan.
Në 2005 më pas vjen historia e madhe me Brad Pitt, i cili u shkurorëzua nga aktorja tjetër e njohur Jennifer Aniston, për t’u martuar me Jolien.
Historia e tyre tashmë është në fund, ndërkohë që Jolie me siguri do të na befasojë sërish.