Akademik Hivzi Islami nuk po mund të shkojë në Bujanoc të Luginës së Preshevës, atje ku edhe i ka familjarët e tij.
Islamit edhe sot iu ndalua hyrja për në Serbi, njëjtë sikurse i kishte ndodhur para disa ditësh.
Lajmin e ka bërë publik nëpërmjet Facebook-ut, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.
Postimi i plotë i Zyberajt:
Pala serbe definitivisht është e painteresuar dhe totalisht joserioze ne zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.
Sot, për here të dytë përsëriti ndalimin e akademikut Hivzi Islami ne piken kufitare me Serbinë. Zyrtarët e Kosovës dhe qytetarët tanë në vazhdimësi përballen me gjëra të tilla. BE do të lajmerohet nga ana jone që reciprociteti nga ana e Kosovës është mundësi reale tani.