Hleb: Sanchez duhet të vazhdoj kontratën me Arsenalin

Prishtinë | 30 Sht 2017 | 10:09 | Nga

Alexander Hleb, ish sulmuesi i Arsenalit, shpreson që Alexis Sanchez të vazhdojë me klubin londinez

Arsenali është në telashe me Alexis Sanchezin, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.

Ylli kilian kërkohet nga PSG dhe Manchester Cityt, të cilat mund ta transferojnë lojtarin gjatë verës së ardhshme pa asnjë cent.

Por, ish sulmuesi i Arsenalit, Alexander Hleb shpreson që ish ylli i Barcelonës të vazhdojë me klubin londinez.

“Unë mendoj se ai do të presë deri në dimër, të shohë se si ekipi është duke luajtur dhe ndoshta do të nënshkruaj kontratën e re”, ka deklaruar Hleb.

“Pse të mos qëndroni në Arsenal? Është një klub i madh me traditë të madhe, tifozë të shkëlqyeshëm dhe Arsene Wengerin si menaxher. Ata mund të arrijnë gjëra të mëdha”, ka theksuar bjellorusi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme