Holanda i shënon 63 vdekje dhe 811 raste të reja të Coronavirusit

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Holandë ka shkuar në 5560. Vetëm në 24 orët e fundit, në këtë shtet u konfirmuan 811 raste të reja.

Shteti më i madh i Beneluksit shënoi rritje prej 17 për qind të rasteve të reja në krahasim me një ditë më parë, konfirmuan autoritetet.

Përpos personave të infektuar, u shënuan edhe 63 viktima të reja, duke e çuar në 276 numrin e përgjithshëm të personave të vdekur. Këto të dhëna u publikuan nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Ky institut tha se masat e marra nga qeveria për parandalimin e virusit Covid-19 pritet t’i japin rezultatet në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

Në mesin e masave janë mbyllja e shkollave dhe restoranteve dhe ndalimi i tubimeve publike, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme