Holanda me rekord të rasteve me COVID-19

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Pas disa shteteve evropiane edhe Holanda ka regjistruar numër rekord të rasteve me COVID-19.

Reuters raporton se në 24 orët e fundit në këtë vend kanë rezultuar pozitivë 7,791 persona, transmeton KOHA.

Holanda tashmë ka nisur, siç e ka quajtur qeveria, “mbylljen e pjesshme” një tentim ky për të ngadalësuar numrin e të infektuarve në njërin prej vendeve më të goditura nga vala e dytë e COVID-19.

Numër rekord të rasteve janë regjistruar edhe në disa vende të tjera evropiane, përfshirë këtu edhe Gjermaninë, Francën, Slloveninë e Kroacinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme