Holanda është bërë vendi i fundit që pezulloi përdorimin e vaksinës anti-COVID “AstraZeneca” për shqetësimet në lidhje me efektet anësore të mundshme.
Qeveria holandeze ka thënë se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, ishte një masë paraprake për të parandaluar efektet e mundshme anësore, raporton BBC.
Republika e Irlandës më parë mori një vendim të ngjashëm në lidhje me raportet për mpiksjen e gjakut tek të rriturit në Norvegji.
Por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe rrezikut për mpiksje të gjakut.
Agjencia Evropiane e Barnave, e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, ka thënë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj.
Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda tashmë kanë ndaluar përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”.