Holandë: Katër të vdekur pas përplasjes së trenit me karrocën elektrike

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 14:45 | Nga

Katër fëmijë të një qendre holandeze të kujdesit ditor kanë të vdekur pas një përplasje, në të cilën u përfshinë një tren dhe një karrocë elektrike.

Fëmijët ishin duke shkuar në shkollat lokale më karrocë, kur aksidenti ndodhi në një vendkalim në qytetin jugor të Oss, në perëndim të Nihmengenit.

Ndërsa, një fëmijë i pestë dhe një grua mbetën të lënduar rëndë gjatë këtij aksidenti.

Gruaja që ishte e ulur mbrapa kishte lënë njërin fëmijë në shkollë, derisa ishte duke dërguar edhe  tjetrin.

Fëmijët që vdiqën afër stacionit verior të qytetit, ishin në moshë të shkollës fillore të cilët në Holandë mund të fillojnë që nga mosha 4 vjeçare.

Edhe pse vendkalimi ka barriera, raportet e pakonfirmuara sugjerojnë që karroca që mbante pesë fëmijët kishte kaluar pengesën përmes një shtegu të biçikletave para se të goditej nga treni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme