Super-jahti 80 metërsh kalon nën urë në Holandë, vetëm 15 centimetra e ndanin nga konstruksioni i çeliktë

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Super-jahti gjigant është parë duke bërë një kalim tejet të rrezikshëm nën një urë të ulët – duke u nisur drejt portit në veri të Holandës.

Galactica që është 80 metra e gjatë u ndërtua nga Heesen, dhe për qarkullim u lëshua nga qyteti Oss në jugperëndim të Holandës në fillim të këtij muaji – për të vazhduar lundrimin drejt portit në veri të Harlingen – për të përfunduar në det.

E për të arritur në destinacionin final, kjo anije u detyrua të lëvizë shumë ngadalë nëpër kanalin e ngushtë të lumenjve.

Për anijet gjigante, urat gjithmonë përbëjnë rrezik siç ishte edhe rasti i 8 janarit, kur jahti kaloi nën urën në afërsi të Den Bosch.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin Galactican duke kaluar nën urë, ku vetëm 15 centimetra e ndante nga struktura e qeliktë e urës.

Se do të kalojë pa ndonjë problem nën urë jahti luksoz, ishte i bindur koordinatori i projektit të Heesen, Arjan Veldman, që pati theksuar para lundrimit se anija do të arrijë në destinacionin final.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme