Lëvizja Vetëvendosje, si dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe në qendër e Prishtinës, para Teatrit Kombëtar, për të nderuar aktivistin Astrit Dehari, i cili vdiq të shtunën në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit, ku po mbahej si i dyshuar për sulm në Kuvendin e Kosovës.
Ata kanë vendosur lule dhe ndezur qirinj.
Për të bërë homazhe dhe nderuar Deharin, kishin dalë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri; nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Aida Dërguti, shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca; deputetët Rexhep Selimi e Donika Kadaj-Bujupi, dhe zyrtarë të tjerë të këtij subjekti.
Ata kanë ngushëlluar familjen Dehari, e cila po ashtu ishte e pranishme në këtë ngjarje.