Homazhe në Gjilan për nder të Jonuz Musliut

Gjilan | 20 Jan 2018 | 10:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga ora 9:30 në Teatrin e qytetit të Gjilanit kanë filluar homazhet për nder të ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, i cili poashtu ishte edhe kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu.

Ai ishte edhe udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Homazhet do të mbahen deri në orën 12, ndërsa varrimi i Musliut do të bëhet në vendlindjen e tij në Konçul të Bujanocit në ora 14.

Shumë qytetarë nga të gjitha anët janë duke e nderuar figurën. Edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe pas orës 10.

Trupin e pajetë të kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë me nderime të larta e ka pritur Garda e Kosovës.

Jonuz Musliu ka vdekur në moshën 59 vjeçare në një spital në Turqi, ku ishte duke u trajtuar pas një sëmundje të rëndë.

 

Të ngjashme