Homazhe në Prekaz, Bekim Jashari: Populli që e kujton të kaluarën, të ardhmen e ka të sigurt

Skenderaj | 06 Mar 2021 | 09:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë bërë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Këtu Jashari tha se një popull që e kujton të kaluarën e ka të ardhmen e sigurt, raporton Ekonomia Online.

“Së bashku me komunën tonë dhe mikun tim, Ramiz Lladrovci dhe Shoqatat e dalura nga Lufta, bëm homazhe, për të nderuar dëshmorët. Tani e kemi bërë traditë që dy komunat e Drenicës së bashku të bëjmë homazhe”, tha ai.

“Dua të them se një popull që kujton të kaluarën, ai popull të ardhmen do ta ketë të sigurt”, shtoi ai.

“Të punojmë, ta ndihmojmë, ta duam njëri-tjetrin dhe ta zhvillojmë  vendi”, tha tutje Jashari.

Po ashtu edhe Lladrovci tha se dita e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e rëndësishme.

“Në vijim të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot kemi bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta pranë vendit ku prehen Komandanti legjendar Adem Jashari dhe Jasharajt e pavdekshëm së bashku me Kryetarin Bekim Jasharin dhe përfaqësuesit e komunës së Drenasit dhe Skenderajt. Gjithmonë përkulemi me nderim të thellë për sakrificën e pakrahasueshme në histori të përbotshme të Jasharajve legjendar, për çlirimin e Kosovës”, tha ai.

https://vimeo.com/520255998

Të ngjashme