Një kthesë historike e radhës u shënua për kinematografinë e vendit të martën, kur Akademia Britanike e Filmit dhe e Arteve Televizive publikoi listën me nominimet për çmime, në të cilën për të parën herë u përfshi edhe një film i bashkëprodhuar me Kosovën.
Nominimi për “Bafta” i filmit që fatin e refugjatëve e shtjellon në një pikëpamje universale, u bë suksesi i tretë më i madh i kinematografisë kosovare, shkruan sot Koha Ditore.
Vjen më pak se dy muaj pasi ky film u nominua për “European Film Award” dhe pas një viti qysh kur filmi “Shok” u nominua për “Oscar”.