“Home Sweet Home”, filmi më i mirë në…

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 14:14 | Nga

Mbrëmë ishte nata e fundit e festivalit Albanian Film Week, i cili ka nis më datën 26 maj dhe përfundoi mbrëmë me ndarjen e çmimeve të filmave më të mirë të festivalit, që u shfaqën në New York, aty edhe ku mbahet ky festival.

Filmi i metrazhit të gjatë ‘Home sweet home’, me regji të Faton Bajraktarit është shpërblyer me tri çmime duke rrëmbyer kështu edhe çmimin kryesor siç është ‘Filmi më i mirë’. Njëkohësisht ky film është fitues edhe i çmimeve të dy aktorëve më të mirë siç janë Donat Qosja ‘Aktori më i mirë’ dhe Arta Muqaj ‘Aktorja më e mirë’, shkruan KultPlus.

Ibër Deari-regjisor

Ndërkohë, regjisori shqiptar nga Maqedonia Ibër Deari ka marrë dy çmime për dy filmat e tij. Çmimi për ‘Filmi më i mirë i shkurtër’ shkoi për filmin ‘Toka’, të Ibër Dearit dhe poashtu ky regjisor u zgjedh edhe ‘Regjisori më i mirë’ për filmat e tij ‘Long Way Home’ dhe ‘Toka’.

Besim Ugzmajli-regjisor

Besim Ugzmajli, regjisor i dokumentari ‘Beyond the Gates’, morri çmimin ‘Dokumentari më i mirë’.

Aktori Isli Hoxha dhe producentja Enkelejda Vasilis Mezini u shpërblyen me certifikata nga ky festival i cili sivjet mbajti edicionin e tij të gjashtë.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme