U dashurua qysh në vitin 2004 kur e bija Argita ia prezantoi në Kosovë. I hyri direkt në zemër, bëri ç’ishte e mundur dhe një vit më pas e solli në Tiranë. Tipik si kollovar tullac, me bark e me benz e joshi gjahun e tij me mandat deputeti, pastaj me poste ministrore pa fund, e bëri kryetar bashkie në kryeqytet e në fund fare ia liroi karigen e kryetarit të partisë. 17 vjet rresht e mbajti afër në çdo mbledhje qeverie, partie, udhëtime jashtë shtetit të dy, shtëpi verore pranë njëri-tjetrit në Gjirin e Lalzit, konferenca shtypi, darka pune romantike dhe komunikime telefonike plot 30 herë çdo ditë. Në 17 vitet e fundit Sali Berisha ka folur në publik vetëm 5 herë për familjen e tij por kurrë nuk ka përtuar çdo ditë të flasë, e të promovojë, e të mbrojë parreshtur atë, atë që më 7 shtator 2021 ia plasi zemrën, ia fundosi përfundimisht dashurinë…
Edi Rama e nuhati prej kohësh dobësinë e Saliut për Lul Bashën, dashurinë e fortë mes dy burrave opozitarë dhe si specialist i regjur intrigash, më 17 maj të vitit 2017, pikërisht në ditën botërore të homoseksualizmit, ia përlau Saliut Lul Bashën. Fikën celularët të dy dhe u ngujuan deri natën vonë në një nga zyrat e Kryesisë së Kuvendit nga ku dolën me një marrëveshje për qeverisje të përbashkët. Kjo ishte goditja e parë për Saliun i cili pa se sa shpejt ia rrëmbyen “dashnoren budallaqe” për të cilin kishte sakrifikuar edhe namuzin e burrërisë tribaliste.
Sali Berisha vjen nga një fshat i humbur ku erotizmi mes mashkujve mbizotëronte në pyll, në shkurre, në kullë, në ngujim, në raportet intime, në inçest. Zbriti në Tiranë ku u shkollua e më pas u martua me të vetmen arsye për të qenë kollovar, për të mos u kthyer nga erdhi. Gjithë jetën duke nisur nga Bjeshkët, nga Partia Komuniste e deri te Partia Demokratike mes burrave është ndjerë më rehat. Vetëm meshkuj ka promovuar dhe vetëm meshkuj ka dashur ti ketë zëvendësues të tij qysh me Azem Hajdarin, Eduart Selamin, Tritan Shehun, Genc Pollon, Sokol Olldashin, Lulzim Bashën e kur e ka kuptuar që nuk e duan ose i ka zbuar ose i ka vrarë. Krimi për pasion mbeti dialektika e tij psikosociale deri para pak ditësh kur mori goditjen finale. Nuk e kishte imagjinuar kurrë se pas 17 vjetësh do ia rrëmbente dashurinë e jetës pikërisht kundërshtari politik. E solli vetë, e promovoi, e rriti, e pasuroi Lul Bashën dhe në fund e pa me sytë e tij sesi e braktisi publikisht.
Ndaj mos e besoni Sali Berishën kur derdh lotë se gjasme ndihet i fyer nga mosshkuarja në Amerikë apo në Partinë Demokratike. Një plaku 80 vjeçar nuk i duhet më Amerika, një despoti nuk ka burrë nëne t’ia ndalojë hyrjen në parlament apo në partinë e tij. Sali Berisha qan se i dhemb shpirti për Lul Bashën, dashurinë e tij të vetme e të vërtetë e nuk e kuptoi kurrë se burri që zgjodhi për dashnor e për zëvendësues na qenka një materialist i pangopur.
Më besoni kur shkruaj, më besoni edhe kur e mëshiroj Sali Berishën i cili gjithë jetën e tij nuk dashuroi kurrë se po të ishte i dashuruar do qeveriste në paqe e nuk do vriste e nuk do përçante. Dhe u kujtua të dashuronte tani që u plak, tani që nuk ka as fuqi, tani që nuk e dëgjon më as penisi dhe as Luli. I braktisur poshtë e lart, i braktisur krejt!