Kompania e veturave “Honda” ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin e veturave në Sëindon në vitin 2022 duke lënë papunë 3500 punëtorë.
Kompania japoneze ka prodhuar 160 mijë Honda Civics në Sëindon vitin e kaluar, prej të cilave 90 për qind janë eksportuar për në BE.
Honda ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar dhe zëdhënësi i kryeministres tha se Theresa May nuk do të komentojë deri kur të ketë një konfirmim zyrtar.
Por deputetja Justin Tomlinson tha se i kishte folur me kompaninë, gjë që tregoi se ata ishin në konsultim me ata.
“Nuk pritet që të ketë humbje të vendeve të punës, ose ndryshime në prodhim deri në vitin 2021,” tha Tomlinson.