Filiali anglez i Hondës ka habitur publikun duke prezantuar një veturë të jashtëzakonshme, që ka për qëllim thyerjen e rekordit në pistën gjermane të Nurburgringut.
Honda Project P ka një pamje ekstravagante dhe është shumë e shpejtë.
Mendohet se kjo makinë do të arrijë nga 0 në 100 km/h për 5,7 sekonda dhe do të ketë një shpejtësi maksimale prej 272 km/h.
Menaxheri i Hondës në Britani, Phil Webb është shprehur: “Ky model tregon pasionin dhe përkushtimin e skuadrës sonë që ka punuar për orë të tëra për të arritur objektivin”.