Keisuke Honda është transferuar edhe zyrtarisht te Vitesse.
Mesfushori japonez është transferuar te klubi holandez si lojtar i lirë, derisa kishte luajtur te VVV-Venlo.
Honda ka nënshkruar kontratë me Vitessen deri në fund të këtij sezoni me mundësi vazhdimi.
“Ka kaluar një kohë e gjatë që kur kam luajtur në Holandë”, ka thënë japonezi.
“Shpresoj që tifozët në Holandë të më kujtojnë ende. Do të bëjë gjithçka që t’i impresionojë tifozët”.
“Dua të jem i rëndësishëm për skuadrën të luajë në stadium dhe të luajë për tifozët. Është një ndjenë e mirë që pasi luajta për VVV-Venlo, të veshi sërish fanellë verdhë e zi”, ka shtuar më tej ai.
Honda kishte shprehur dëshirën që të rikthehej te Milani dhe i ishte vetëofruar Manchester Unitedit, mirëpo përfundoi te Vitesse.