Aeroporti ndërkombëtar i Hong Kong-ut ka anuluar të gjitha nisjet, pasi protestat antiqeveritare në terminalin e tij kryesor vazhdojnë për ditën e katërt.
Mijëra protestues janë mbledhur në aeroportin i cili është një nga më të ngarkuarit në botë.
Në një deklaratë, aeroporti tha ky tubim publik kishte shkaktuar pengesa serioze në funksionimin e tij.
Shumë prej atyre që protestojnë janë kritikë ndaj veprimeve të policisë, të cilët të dielën u xhiruan duke hedhur gaz lotsjellës dhe municion jo-vdekjeprurës në një distancë të afërt.
Protestat masive dhe trazirat në Hong Kong nuk tregojnë asnjë shenjë qetësie, më shumë se dy muaj pasi ato u nxitën nga një projektligj i diskutueshëm për ekstradimin.