Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2016.
Pjesë e kësaj anketa janë 103 hotele, që ushtrojnë veprimtari hotelere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.58%.
Në TM1 2016, numri i vizitorëve është 32 641, prej tyre 45.80% janë vizitorë vendorë dhe 54.20% janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM1 2016 është 46 496, ku 41.99% e këtyre bujtjeve janë nga vendorët dhe 58.01% janë nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 20 730 vizitorë dhe 32 871 netëqëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, Gjermania etj.