Hoteli në Paris përzë tenisten e famshme Serena Williams

Prishtinë | 06 Gus 2024 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Serena Williams është kthyer kundër një hoteli në Paris pasi asaj dhe familjes së saj iu mohua qasja në restorant. 23 herë kampionia e Grand Slam, bëri një postim në llogarinë e saj personale në rrjetin social X duke raportuar incidentin. Ajo tha se Hoteli Peninsula ishte bosh kur e vizitoi. Pavarësisht gjithçkaje, asaj iu mohua hyrja në çati, ku ndodhet restoranti i tyre.

Në postimin e saj ajo shkruan: “M’u mohua qasja në çati për të ngrënë në një restorant bosh, nga vendet më të bukura. S’kisha qënë kurrë me fëmijët e mi. Gjithmonë ka një herë të parë.”

Hoteli iu përgjigj deklaratës së Serena Williams, duke shkruar se tavolinat ishin të gjitha të rezervuara.

“E nderuar zonja Williams, ju lutemi pranoni faljen tonë më të thellë për zhgënjimin që përjetuat sonte. Fatkeqësisht, bari i hotelit tonë në çati ishte me të vërtetë i rezervuar plotësisht dhe të vetmet tavolina bosh që patë i përkisnin restorantit tonë gustator, L’Oiseau Blanc, i cili ishte i rezervuar. Është gjithmonë nderi ynë t’ju mirëpresim dhe do të jetë gjithmonë nderi ynë t’ju mirëpresim përsëri.”, thuhet në deklaratën e hotelit./K.C/dritare.net

Të ngjashme