Hoteli u shkatërrua nga tërmeti, 15 sportistë nën rrënoja

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Në hotelin e shembur në Malatya, 15 sportistë, mes të cilëve 11 volejbollistë dhe 4 futbollistë, kanë mbetur nën rrënoja.

Shumë provinca në rajonet lindore, juglindore, të Anadollit Qendror dhe të Mesdheut u tronditën nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë me qendër në Kahramanmaraş në orën 04:17.

Sipas informacioneve të marra nga AFAD, tërmeti i ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash është ndjerë në pjesën më të madhe të vendit.

11 volejbollistë dhe 4 lojtarë nga skuadra e Malatya Metropolitan Belediyespor, të cilët garuan në Play-Off në Grupin e 6-të të Ligës së 2-të të Volejbollit për meshkuj, mbetën nën rrënoja pasi hoteli Kırçuval, ku ata qëndronin në Battalgazi, u shkatërrua për shkak ndaj tërmetit, shkruan CNN turk.

Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë për të bllokuarit nën rrënoja.

Yeni Malatyaspor njoftoi se portieri Ahmet Eyüp Türkaslan ishte nën rrënoja dhe nuk është marrë ende asnjë lajm.

Të ngjashme