Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook pas koalicionit të sotëm të arritur në mes të Vetëvendosjes e AKR-së në Prishtinë.
“Fitorja jonë është afër. Shpendi e ka kuptuar kete. Asnjë koalicion nuk e shpëton. Aq më pak e shpëtojnë ata qe dje u bente gjygjin Shpendi me shoke. Qytetarët jane Lidhur me Arbanin kësaj here. Vetem ky koalicion vlen” ka shkruar ai.