Hoti: Asnjë vdekje nga Covid në 24 orët e fundit, kjo na gëzon të gjithëve

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë. E, për këtë kryeministri Avdullah Hoti ka shkruar një postim në FaceBook.

Ai ka thënë ndër të tjera se me gjithë vështirësitë, nuk do të ndalen dhe se lufta për çdo jetë është detyrë.

Ky është postimi i plotë:

Asnjë vdekje nga Covid në 24 orët e fundit!

Kjo na gëzon të gjithëve, veçanërisht profesionistët shëndetësor që janë duke punuar për gjashtë muaj rresht pa pushim.

Lufta e jonë për çdo jetë është detyrë. Me gjithë vështirësitë që kemi, nuk do të ndalemi. Ky ishte zotimi ynë sot në bashkëbisedimin që kishim me mjekët në QKUK.

Tash kemi përkrah edhe profesionistë shëndetësor nga vende mike si Italia e Gjermania. Përvoja e tyre do jetë një ndihmë e çmuar për mjekët tanë.

Jam i bindur se do t’ia dalim

Të ngjashme