Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë homazheve me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, te varrezat e tyre në Velani, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast ai tha se edhe përkundër pandemisë prezenca e kaq shumë miqve e familjarëve tregon për respektin ndaj tyre.
Hoti nga këtu foli edhe për masat ant-Covid ku tha se të gjitha vendimet përfshirë edhe ato për gastronominë janë marrë në koordinim të plotë me IKShPK-në.
“Bëmë nderime në përvjetorin e rënies së këtyre dy heronj dhe prezenca e këtyre miqve e familjarëve përkundër Covidit tregon respektin për ta”.
“Jemi në proces të përgatitjes së organogramit të ri të Policisë në përputhje me ligjin, s’do të mbetet asnjë pikë pa u shqyrtuar”, tha ai, raporton EO.
“Jemi mundu me u konsultuar me gastronomët duke u bazuar në rekomandimet që ka dhënë IKShP-ja. E kemi kufizuar vetëm kohën”.