Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është pikënisje në rrugëtimin për pavarësinë e Kosovës.
“Ky akt ka shprehur qarte aspiratat e shumicës së popullsisë në Kosovë për pavarësi. Respekt për gratë dhe burrat e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës që ndërmorën ketë hap shumë vizionar duke pasur parasysh rrethanat në të cilat ndodhej vendi dhe konteksti i zhvillimeve në rajon dhe më gjerë”, ka shkuar Hoti në profilin e tij në “Facebook”.