Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka raaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e vlerësoi si kundërkushtetues Ligjin e miratuar nga Qeveria Kurti për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“Dështon tendenca për zgjedhje të Kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani. Ligji për Këshillin Prokurorial shpallet kundërkushtetues”, ka shkruar deputeti Hoti, në faqen e tij në Facebook..
“Vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit për ndërhyrje në prokurori”, ka theksuar ai.