Zëvendëskryeministri nga rradhët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe kryetari i partisë, Isa Mustafa kanë takuar sot zëvendësministrat e kësaj partie në qeverinë Kurti.
Zv/kryeministri Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se në takim kanë biseduar për detyrat e tyre dhe koordinimin në qeveri.
Hoti ka thënë se secili nga ta do të ndihmojë ministrin përkatës në realizimin e marrëveshjes së koalicionit.
Postimi i plotë:
Pese zevendesministrat nga LDK-ja kane marre dje detyren ne arsim, financa, drejtesi, kulture, rini e sport dhe pushtet lokal. I takuam bashke me Kryetarin Mustafa per te biseduar deyrat e tyre dhe koordinimin qe do te kemi ne kuader te Qeverise se re. Secili nga ta do te ndihmojne ministrin perkates ne realizimin e marreveshjes se koalicionit, e cila eshte shnderruar ne plan pune per te gjitha dikasteret e Qeverise.