Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vetëm kërkon që Kuvendi të mos shpërndahet pa u votuar buxheti për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.
“Vendimi i Gjykatës është bërë publike dhe e pranoj plotësisht këtë vendim dhe s’do ta diskutoj fare sepse është parim elementar i punës sonë”, tha Hoti
“Qeveria mbetet në detyrë deri në zjedhje ne do të vazhdojmë të kryejmë punët tona. Në rrethana të reja pas këtij vendimi ne do to kryejmë obligimet tona. Do të jemi më krye të detyrës sidomos me menaxhimin e situatës me pandemi”, shtoi ai.
Tutje ai tha se buxheti për vitin 2021 duhet të votohet sa më shpejt.
“Para e kemi një punë të rëndësishme si buxheti për vitin 2021, të mos shpërndahet Kuvendi pa e votuar buxhetin”, tha kryeministri i vendit.
“Kam zhvilluar biseda gati me të gjitha grupet parlamentare që të votohet buxheti. Shpresojmë në miratimin e buxhetit. Do të mbikëqyrimin në baza të rregullta menaxhimin e pandemosë. Miniatritë do të vazhdojnë që të zbatojnë agjendat ditore”, tha tutje ai.
I pyetur nga gazetarë se për çka do të mbahet në mend Qeveria Hoti ka thënë se e kemi hapur ekonominë pasi e kemi marrë situatën gati të ngrirë dhe e kanë rikthyer partneritetin ndërkohmbëtar.
“ I kemi çelur të gjitha dyert e BE-së. Kemi filluar dialogu. Kemi zhvilluar pakon e rimëkëmbjes më të madhen në rajon”, tha Hoti.
Ndërsa, se a është i gatshëm të kandidojë për kryeministër, Hoti ka thënë se do të diskutohet brenda strukturave të partisë.
Tutje, i pari i Qeverisë tha se për qëndrimet e grupeve politike lidhur me buxhetin në bisedat telefonike ka pranuar gatishmëri nga ata.