Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka mbajtur konferencë për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, raporton Ekonomia Online.
Osmani ka thënë se me vendim unanim të anëtarëve do t’i drejtohen kryeministrit Avdullah Hotit që të raportojë para nisjes në Washington me 27 qershor.
Ajo ka thënë se të martën do të mbahen dy seanca njëra ka të bëjë edhe me krijimin e komisioneve për zgjedhjen e bordeve.
“Me vendim unanim të anëtarëve unë do t’i drejtohem kryeministrit qw ai t’i raport Kuvendit para se të niset për në Uashington duke pasur parasysh rëndësinë e qasjes së dialogut dhe rolin mbikëqyrës që ka Kuvendi. Datën do ta caktojmë bashkërisht”.
“Kemi vendosur që të martën t’i mbajnë dy seanca plenare e para është e së martës qw ka mbet ndërsa seanca e dytë është për krijimin e komisioneve për zgjedhjen e bordeve”.
“Do të jetë interpelanca në raport me kryeministrin e vendit qe ka të bëjë me heqjen e reciprocitetit dhe këto do të jenë temat që do t’i diskutojmë ditëve në vijim. Është kërkesë e grupit të VV-së për interpelancën e Hotit”.
“Kryesia ka miratuar për lënien e një karrige në kuvend për fëmijët e vrarë gjatë luftës, ka thënë Osmani.