Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se është e qartë kush po e bllokon krijimin e institucioneve.
Hoti ftoi deputetët e koalicionit të PAN të jenë të arsyeshëm dhe të jenë prezent në Kuvend, transmeton EO.
“Duhet të lëvizim përpara me themelimin e institucioneve sepse kemi humbur shumë kohë. Le ta kemi edhe një përpjekje të fundit dhe le të lëvizim sa më shpejt në këtë drejtim”, tha Hoti.