Sipas tij edhe kur është krijuar Gjykata Speciale, është përkrahur nga akterët vendimmarrës në Kosovë. “Ka pasur huti këto ditë për të zhbërë Specialën. Ne nuk mund të bëhemi karikaturë që me teke të ndryshme të ndërrojmë qëndrim. Ne jemi shtet serioz. Ne si LDK kemi shprehur qëndrim atë ditë për këto rrethana”, theksoi Hoti.
Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, vlerësoi se tre njerëzit që bartin përgjegjësinë në Kosovë, duhet t’i bëjnë ftesë që të aktivizohet sa më parë Gjykata Speciale që të pastrojë akuzat për krimet e pretenduara.
“Nga kjo Gjykatë nuk gjykohet Lufta e UÇK-së dhe lufta për lirinë e Kosovës, nuk i gëzohemi ne kësaj gjykate”, theksoi Hoti.
Hoti: Kryeministri Haradinaj duhet të jep dorëheqje
Shteti i Kosovës sipas Hotit është krijuar nga mbështetja e miqve ndërkombëtar. ‘Shtetësia e Kosovës nuk është konsoliduar ende. Në dy tri vitet e fundit ka pasur ngecje. Nuk e kemi ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi etj. Kauza për demarkacion ka qenë e rrejshme, si rezultat i kësaj kauze qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar. Ne si LDK do të përkrahim këtë ligj. Kryeministri i Kosovës duhet të jep dorëheqje, pasi që ai ka krijuar kauza të rrejshme, ka sulmuar institucionet e Kosovës etj”, tha ai.
Për shkrimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli njëherit kryetar i PDK-së, për Gjykatën Speciale, shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, vlerësoi se në shkrim Vesel më shumë është marrë me LDK-në.
Kurse për zhvillimet e fundit në Lëvizjen e Vetëvendosje, nga e cila së fundi kanë dhënë dorëheqje disa anëtarë të kryesisë përfshirë edhe kryetarin e VV-së, Visar Ymeri, Hoti vlerësoi se për këtë parti është krijuar një mit i rrejshëm. ‘Këto zhvillime në Vetëvendosje janë të pritshme, ka pasur fraza të ndryshme nga kjo parti”, theksoi Hoti.
Hoti: Haradinaj mori vendime nonsens
Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, ka folur edhe për punën që po e bën qeveria e Kosovës nën drejtimin e Ramush Haradinaj.
“Nuk është në rregull që paga e kryeministri Ramush Haradinaj për stafin e tij dhe për të tjerët, të rritet brenda një dite. Ky veprim nuk është menduar mirë dhe është jo i drejt. Këto rritjeje janë jo ligjore. Ky kryeministër bëri veprime të ndryshme, nuk është në rregull të thirren dhe të kërcënohen banorët e Shipitullës, nuk është veprim i mirë dhe i guximshëm që të falen miliona euro për ujin”, tha Hoti.