Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se çdo ditë që kalohet pa zgjedhje të reja është humbje e resurseve shtetërore për të kthyer normalitetin në institucionet e vendit.
Ndër tjera, ai thekson se tri vite qeverisje nga pushteti, ka pasur vetëm dështime dhe mashtrime e që në fund janë dorëzuar, raporton Ekonomia Online.
“Tri vite dështime, mashtrime e konfrontime me gjithë botën demokratike, me mediat, me sindikatat, me opozitën, me bizneset, me Shqipërinë. Në fund u dorëzuan”, ka thënë Hoti.
Postimi i plotë:
Tri vite dështime, mashtrime e konfrontime me gjithë botën demokratike, me mediat, me sindikatat, me opozitën, me bizneset, me Shqipërinë. Në fund u dorëzuan.
Çdo ditë që kalohet pa zgjedhje të reja është humbje e resurseve shtetërore dhe e kohës së çmueshme për të kthyer normalitetin në institucione, për të filluar zbatimin e politikave që sigurojnë zhvillim dhe integrime euro-atlantike, për të riparuar partneritetin e cenuar me miqtë, për të gjetur pajtimin e bashkëpunimin vëllazëror me Shqipërinë e me shqiptarët në rajon.