Ish zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje, tani përgjegjës për media në PSD, Shkodran Hoti ka demantuar deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje në mbrotjen e grave dhe për barazi gjinore, shkruan Ekonomia Online.
Hoti deklartat e Lëvizjes Vetëvendosje i quajti pallavra të cilat mund të shiten vetëm në sallë më militanë dhe jo jashtë saj.
Sipas Hotit, platforma më e mirë e Vetëvendosjes mund të shihet në komentet seksiste në kor që iu patën bërë ish deputeteve të kësaj partie, pas dorëheqjes.
“Platforma e VV’së për emancipim dhe barazi gjinore shihet më së miri tek komentet më seksiste të mundshme në kor, që iu patën bërë Aida Dërgutit, Besa Baftiut dhe Shqipe Pantinës, kur dhanë dorëheqje nga kjo parti. Kurvë, lavire, e shitur etj., ishin komentet njëri pas tjetrit, që “feministet” brenda VV’së nuk e gjetën guximin kurrë t’i kundërshtonin apo denonconin. Asnjëherë nuk u distancua askush nga kjo gjuhë. Prandaj, pallavrat mund të shiten ne ndonjë sallë me militantë, por jo jashtë saj”, ka shkruar Hoti në Facebook.