Hoti i reagon Kurtit pas ftesës ndaj opozitës: Bashke me deputetët e VV-së dhe GUXO-s e keni cenuar demokracinë parlamentare në Kosovë

Prishtinë | 11 Maj 2024 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Avdullah Hoti i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit ka ftuar partitë opozitare për koordinim rreth agjendës së Kuvendit për sesionin pranveror.

Hoti ka thënë se sjellja e Kurtit bashkë me deputetët e VV-së dhe GUXO-s ndaj institucionit të Kuvendit dhe ndaj opozitës e ka cenuar demokracinë parlamentare në Kosovës.

Hoti tutje ka shkruar se nga monitorimi i Kuvendit që është bërë, gjetjet janë shqetësuese, përfshirë mungesën e transparencës në vendime dhe nxjerrje të ligjeve, vendimeve kundër kushtetuese, pamundësimi i kuorumit për komisione hetimore dhe mos përgjigje nga ana e Qeverisë në pyetjet e deputetëve.

“Kryeministri Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit për sesionin pranveror, por sjellja e tij bashkë me grupin VV-Guxo ndaj institucionit të Kuvendit dhe opozitës gjatë këtij mandati e ka cenuar demokracinë parlamentare në Kosovë. Të gjeturat e IKD-së nga monitorimi i Kuvendit të Kosovës janë shqetësuese për rendin demokratik: mungesë transparence në vendime dhe nxjerrje të ligjeve, vendime kundërkushtetuese e kundërligjore, moszbatim i rregullores së punës, Kuvendit iu ka pamindësuar të kërkojë llogari nga Qeveria, mazhoranca ka pamundësuar kuorumin dhe i ka dështuat seancat dhe komisionet hetimore, Qeveria nuk është përgjigjur në pyetjet e deputetëve dhe nuk ka marrë pjesë në seanca të jashtëzakonshme, e shumë gjetje të tjera që paraqiten në vijim”.

“Edhe kur është hedhur gaz lotsjellës, Kuvendi ka funksionuar më mirë, ka qenë më transparent e më efikas dhe ka marrë vendime kushtetuese e ligjore. Ky degradim i punës së Kuvendit është cenim i demokracisë me pasoja të gjera për të gjithë aparatin shtetëror dhe shtyllat e pushtetit në Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Hoti.

Të ngjashme