Hoti i telefonon Osmanit: Po bëjmë rishikimin funksional të rrjetit të misioneve diplomatike

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me u.d se Presidentes, Vjosa Osmanin, të cilës i ka uruar shërim të shpejtë nga Covid-19.

Hoti, tha se ka njoftuar Osmanin se Qeveria do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Sot, në një bisedë telefonike, i kam uruar shërim të shpejtë Kryetares së Kuvendit dhe ushtrues së detyrës së Presidentes, znj. Vjosa Osmani.

E njoftova znj. Osmani se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme