Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas lajmit për vdekjen e dy të rinjve kosovarë në Gjermani.
Hoti duke i shprehur ngushëllime familjes Arifaj ka thënë se është thellësisht i tronditur për këtë tragjedi.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdejken e dy të rinjve kosovarë në Gjermani. Autoritet kosovare tashmë janë në kontakt me ato gjermane për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, ku dy vëllezër, 13 dhe 17 vjeç humbën jetën tragjikisht. Në emër të Qeverisë së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes!” ka shkruar Hoti në Facebook.