Hoti jep sinjale për hapjen e shkollave, kërkon kujdes e respektim të masave

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se numri i të vdekurve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë , përkundër që rastet kanë shënuar rënie.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në shtator numri i nxënësve me prindërit dhe mësimdhënësit do të  jetë i madh, andaj ka bërë thirrje që të respektohen masat dhe të ketë kujdes.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre.

Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit.

Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme