Ekonomia Online
FUNDIT

Hoti ka udhëtuar dje në Bruksel, e zbulon shefi i EULEX-it

Hoti ka udhëtuar dje në Bruksel, e zbulon shefi i EULEX-it

Kryeministri Avdullah Hoti ka udhëtuar dje në Bruksel ku nesër fillojnë bisedimet me Serbinë. Deri më tani zyra për informim e Kryeministrisë nuk ka njoftuar se shefi i Qeverisë ka udhëtuat në kryeqytetin evropian. Këtë e ka bërë shefi i EULEX-it i cili e ka parë Hotin në aeroplan. Përmes një postimi në Twitter, shefi […]

Kryeministri Avdullah Hoti ka udhëtuar dje në Bruksel ku nesër fillojnë bisedimet me Serbinë. Deri më tani zyra për informim e Kryeministrisë nuk ka njoftuar se shefi i Qeverisë ka udhëtuat në kryeqytetin evropian.

Këtë e ka bërë shefi i EULEX-it i cili e ka parë Hotin në aeroplan.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka lavdëruar Hotin që ka udhëtuar në klasën ekonomike e jo në atë të biznesit.

“Heqim kapelat për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili sot udhëtoi me ne në klasën ekonomike në aeroplanin Prishtinë – Vjenë dhe më pas në aeroplanin nga Vjena në Bruksel”.

“Sa kryeministra të tjerë të Ballkanit Perëndimor do t’i kursenin të hollat e taksapaguesve në këtë mënyrë?”, ka shkruar Wigemark.

Hats off for #Kosovo ?? Prime Minister @Avdullah Hoti who today travelled with the rest of us in economy class on the ✈️ Pristina to Vienna and on the ✈️ below from Vienna to Brussels. How many other Western Balkans’ Prime Ministers would save on tax payers money in such a way? pic.twitter.com/XiOmXyY5w7

— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) July 14, 2020

Të ngjashme