Hoti – Kadaj Bujupit: Qeveria Mustafa nuk ishte bërë regjisore filmash, si kjo tash

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 13:30 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndonëse debati parlamentar i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, është për vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, pati pyetje edhe për qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Kadaj Bujupi kërkoi sqarim për një vendim të Qeverisë së kaluar për ndarjen buxhetore për Qendrën Kinematografike të Kosovës, të cilat sipas saj nuk janë shpenzuar.

Për këtë u përgjigj shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. Ai tha se Qeveria e atëhershme nuk ka qenë regjisore filmash, siç është bërë kjo e sodit.

“Qeveria e atëhershme nuk është bërë regjisore e filmave siç është tash. Qendra thotë mos me regjistrua e këta vazhdojnë. Nuk jemi bërë regjisorë si Haradinaj cilin film me financu”, tha Hoti, raporton Ekonomia Online.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/563955357433661/

Të ngjashme