Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka pranuar letrën e emisarit të BE-së për dialogun, Mirosollav Lajcak, raporton Ekonomia Online.
Hoti thotë se do të respektojnë marrëveshjet për lëvizjen e lirë, e se në proces të dialogut do të diskutohen të gjitha çështjet e hapura.
Megjithatë, ai shton se do t’i përgjigjet Lajcakut, e secila kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë në të cilën po kalon vendi.
“Marrëveshjet i respektojmë sigurisht, jemi pro lëvizjes së lirë, po punojmë në proces të dialogut që të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura, po nganjëherë janë mjaft të ndishme, kam pranuar letrën nga Lajcak do t’i përgjigjem, çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë në të cilën do të kalojmë”, ka shtuar ai.
Si reagim i qëndrimit zyrtar dhe të vendosur të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, i deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë i ka dërguar letër zyrtare Kryeministrit Avdullah Hoti në shenjë proteste për moslejimin e vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuqiq në Kosovë