Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka realizuar sot një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Šefik Džaferović.
Kryeministri Hoti e ka falënderuar Džaferović për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve.
Kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.
Gjatë kësaj bisede, bashkë me Kryeministrin Hoti ishin edhe Zëvendësministri i Tregtisë e Industrisë, Ćerim Bajrami dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri.