Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar në Plan Programin e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018 të përfshihet diplomacia parlamentare dhe angazhimi i punës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, raporton Ekonomia Online.
“Në këtë Plan Program të Punës duhet të zë vend diplomacia parlamentare. Duhet të zë vend edhe angazhimi i punës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Transparenca dhe llogaridhënia, është një komision i veçantë për të promovuar transparencën e Kuvendit karshi qytetarëve”.
“Ka qenë një praktike e mirë, çdo të hënë mbahej kryesia, të martë e mërkurë komisionet dhe të enjten seanca. Mosrespektimi i kësaj dinamike ka nxjerrur Kuvendin në këtë situatë, në mos realizimin e punës”.